12:28 / 08.12.2025
Zelensky do të takojë shefin e NATO-s në Bruksel
A.B|RTKLive
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të shkojë në Bruksel për t’u takuar me shefin e NATO-s, Mark Rutte, më vonë gjatë ditës, njofton organizata.
Bëhet e ditur se takimit do t’i bashkohen edhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, raporton BBC.























