Izraeli thotë se nuk ka të ardhme për Hamasin
BKT
Rajoni dhe Bota

Izraeli thotë se nuk ka të ardhme për Hamasin

M.M./ RTKlive

Hamas do të çarmatoset, konfirmon Izraeli. Ky koment vjen pasi lëvizja ekstremiste palestineze propozoi një “armëpushim".

Të mërkurën, Khaled Mashal, i cili ka drejtuar ashtuquajturën buro politike të Hamasit për shumë vite, tha për Al Jazeera-n e Katarit se grupi kundërshton kërkesat për çarmatim që përfshihen në planin amerikan për Gazën.

“Një të ardhme për Hamasin nuk ka në planin 20-pikësh. Grupi terrorist do të çarmatosej dhe Gaza do të demilitarizohej,” tha një zyrtar izraelit për agjencinë e lajmeve AFP të enjten.

Plani i paqes i Shtëpisë së Bardhë është ende në fazën e tij të parë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi gjatë fundjavës se së shpejti do të fillojë faza e dytë, e cila, përveç çarmatimit të Hamasit të shpallur terrorist, përfshin tërheqjen shtesë të forcave izraelite dhe krijimin e një qeverisjeje kalimtare.

Megjithatë, Hamas kërkon shtim presioni ndaj Izraelit, të cilin e akuzon për shkelje të përsëritura të armëpushimit ekzistues, përpara se të fillojë faza e dytë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota