Maria Corina Machado shfaqet në Oslo pasi largohet fshehurazi nga Venezuela
BKT
Rajoni dhe Bota

Maria Corina Machado shfaqet në Oslo pasi largohet fshehurazi nga Venezuela

RTKLIve

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, u shfaq të enjten në ballkonin e Grand Hotel në Oslo, pasi ishte larguar në mënyrë të fshehtë nga Venezuela.

Machado përshëndeti mbështetësit e saj dhe bashkë me ta këndoi himnin kombëtar të Venezuelës, përpara se të zbriste në rrugë dhe t’i përshëndeste nga afër.

Kreu i Komitetit të Nobelit njoftoi se Machado mbërriti në Oslo në orët e vona të natës, pasi nuk kishte mundur të ishte në kohë në ceremoninë e ndarjes së çmimit, e cila ishte mbajtur më herët të enjten.

Inxhinierja 58-vjeçare është larguar fshehurazi nga Venezuela, duke sfiduar ndalimin dhjetëvjeçar të udhëtimit të vendosur ndaj saj nga autoritetet, ndërsa për më shumë se një vit kishte jetuar në fshehje.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota