15:57 / 18.12.2025
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të qëndrohet brenda
M.P. / RTKlive
Sarajeva është duke u përballë me ndotje të lartë ajri e sasi të konsiderueshme mjegulle, që gjë ka penguar funksionimin e jetës normale.
Anulimi i fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, kërkesa që fëmijët të qëndrojnë brenda dhe këshillat që të evitohet dalja e qytetarëve i ka shoqëruar banorët e kryeqytetit boshnjak.
Kompania zvicerane për kualitetin e ajrit “IQAir” e ka cilësuar ajrin në Sarajevë si qytet “të pashëndetshëm”.
Kjo nuk është hera e parë që ky qytet përballet me ajrin e ndotur.























