Kim Jong Un hap hotele me bijën e tij, Ju Ae
BKT
Rajoni dhe Bota

Kim Jong Un hap hotele me bijën e tij, Ju Ae

Sh.Ç|RTKlive

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar dhe hapur pesë hotele të reja në zonën turistike të Samjiyonit, pranë kufirit me Kinën, i shoqëruar nga e bija e tij, Ju Ae. Ai e përshkroi këtë hap si dëshmi të rritjes së standardit të jetesës dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky veprim vjen pak para kongresit të partisë në fillim të vitit të ardhshëm, ku do të miratohet plani i ri pesëvjeçar i zhvillimit.

Prezenca e Ju Ae ka tërhequr vëmendje, pasi analistët e konsiderojnë favorite për të pasuar të atin si lider.

Samjiyoni po promovohet si një zonë turistike model, megjithëse hyrja e turistëve të huaj mbetet e kufizuar.

Ky është një nga disa evente të fundit ku Kim shfaq progresin përpara publikut, duke përfshirë ceremonitë e hapjes së fabrikave dhe infrastrukturës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota