Zelensky: 3 persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar, vdiqën në sulmin rus
Sh.Ç|RTKlive
Presidenti i Ukrainës Zelensky, ka theksuar se Rusia nisi një sulm “masiv” gjatë natës ndaj Ukrainës, duke përdorur më shumë se 600 dronë dhe 30 raketa.
“Putini ende nuk mund ta pranojë që duhet të ndalojë së vrari. Dhe kjo do të thotë që bota nuk po ushtron presion të mjaftueshëm mbi Rusinë”, tha Zelensky.
Të paktën tre persona janë raportuar të vrarë, përfshirë një fëmijë katërvjeçar të vrarë në rajonin qendror të Zhytomyr.
Zelensky u bëri thirrje partnerëve perëndimorë të Ukrainës që të rrisin presionin ndaj Moskës.
Udhëheqësi ukrainas tha se sulmet kishin synuar kryesisht sektorin e energjisë dhe infrastrukturën civile, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Aktualisht, pjesa më e madhe e vendit është nën gatishmëri ajrore dhe ekipet e riparimit dhe ekspertët e energjisë po punojnë për të normalizuar jetën e qytetarëve.























