17:43 / 03.01.2026
Kapja e Maduros nga SHBA, Von Der Leyen: Qëndrojmë me popullin e Venezuelës
A.B/RTKLive
Presidentja e Komisionit Evropian, ursula von Der Leyen, ka thënë se janë duke i ndjekur nga afër zhvillimet në Venezuelë.
Ajo ka thënë se BE qëndron me popullin e Venezuelës në përkrahje të një tranzicioni paqësor dhe demokratik.
Von Der Leyen ka thënë se në koordinim me kryediplomaten Kallas dhe shtetet anëtare të BE-së, janë duke u siguruar që qytetarët e BE-së që janë në Venezuelë të mund të mbështeten në përkrahjen e plotë të BE-së























