Nicolas Maduro mbërrin në Nju Jork
BKT
Rajoni dhe Bota

Nicolas Maduro mbërrin në Nju Jork

RTKLive

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, ka mbërritur në New York. Nën rrethimin e shumë forcave amerikane të sigurisë, ai zbriti nga aeroplani në bazën e gardës kombëtare ajrore amerikane.

Pritet që Maduro të përballet me akuza për drogë dhe armë në gjykatën federale të Manhatanit javën e ardhshme.

Fox News mund të konfirmojë se avioni që mbërriti në Nju Jork është në pronësi dhe i regjistruar nën Departamentin e Drejtësisë. Persona me xhaketa të FBI-së dhe DEA-s prisnin në pistë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota