08:57 / 06.01.2026
OKB: Gati tetë milionë venezuelianë kanë nevojë për ndihmë
RTKlive
Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vëmendjen ndaj nevojës së madhe për ndihmë humanitare në Venezuelë.
Popullsia e këtij vendi të Amerikës së Jugut ka vuajtur prej vitesh nga një krizë komplekse ekonomike. Dhe pothuajse tetë milionë venezuelianë - afërsisht një e katërta e popullsisë - kanë nevojë urgjente për ndihmë, tha për Associated Press zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric.
Organizata vazhdon të ofrojë ushqim, ndihmë mjekësore dhe shërbime të tjera për venezuelianët në nevojë, por ka nevojë urgjente për mbështetje shtesë, shpjegoi ai.























