09:36 / 20.01.2026
Kosova shënon ngritje historike në ranglistën e FIFA-s për vitin 2026
Arlind Grantolli /RTK
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje historike në ranglistën e FIFA-s për vitin 2026.
Dardanët tani renditen në pozitën e 79-të, një pozicion më i lartë se vendi i 80-të në dhjetor, që përbën renditjen më të mirë që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.
Në mars, Kosova do të luajë gjysmëfinalen e play-off-it për kualifikim në Kampionatin Botëror ndaj Sllovakisë, ku fituesi do të ndeshet më pas me Turqinë ose Rumaninë.























