12:18 / 20.01.2026
Klubet e Superligës pa besim te trajnerët vendas
Arlind Grantolli|RTK
Basketbolli kosovar po përjeton një situatë të pazakontë. Ndërsa flitet për zhvillim dhe profesionalizëm, trajnerët vendorë po “zhduken” nga pankinat e Superligës.
Sot, elita e basketbollit drejtohet pothuajse tërësisht nga trajnerë të huaj, një realitet që ngre pyetje serioze për besimin, strukturën dhe të ardhmen e kuadrove vendore.























