21:49 / 21.01.2026
Liverpool në epërsi ndaj Marseille
Uran Krasniqi / RTKLive
Liverpool ka kaluar në epërsi ndaj Marseille në kohën shtesë të pjesës së parë të ndeshjes së Champions League.
Dominik Szoboszlai ka realizuar nga goditja e dënimit në minutën 45+1’, duke i dhënë avantazhin skuadrës angleze.
Më herët, Liverpool ka shënuar edhe me Hugo Ekitike, por goli i tij është anuluar pas rishikimit nga VAR-i, duke mbajtur rezultatin 0:0 deri në minutat shtesë të pjesës së parë.
Deri në fund të ndeshjes mbetet edhe një pjesë e dytë e plotë për t’u zhvilluar. Takimi po transmetohet drejtpërdrejt në RTK, me komentim nga Skyfter Blakaj.
Sonte në kuadër të Champions League janë duke u zhvilluar gjithsej nëntë ndeshje.























