07:16 / 23.01.2026
SHBA tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Afet Bela/RTKLive
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr edhe zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Për këtë ka njoftuar edhe Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi ku kanë bërë me dije se nga sot s’janë më pjesë e kësaj organizate.
“NGA SOT: Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo përmbush angazhimin e Presidentit Trump sipas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar një vit më parë, pas keqmenaxhimit të COVID-19 nga OBSH-ja dhe mungesës së vazhdueshme të reformës, llogaridhënies dhe transparencës”, thuhet në njoftim.























