Princi Harry: Sakrificat në Afganistan meritojnë respekt
BKT
Foto arkiv: AFP, Getty Images
Rajoni dhe Bota

Princi Harry: Sakrificat në Afganistan meritojnë respekt

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Princi Harry, i cili ka shërbyer në Afganistan, ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të komenteve të presidentit Trump, duke theksuar se se sakrificat e trupave të NATO-s duhet të përmenden me të vërtetë dhe me respekt.

“Në vitin 2001, NATO e aktivizoi për herë të parë — dhe të vetme — Nenin 5 në histori. Kjo do të thoshte se çdo vend aleat ishte i detyruar të qëndronte pranë Shteteve të Bashkuara në Afganistan, në kërkim të sigurisë sonë të përbashkët. Aleatët iu përgjigjën atij thirrjeje,” tha princi, raporton BBC.

“Unë kam shërbyer atje. Kam krijuar miqësi që zgjasin një jetë atje. Dhe kam humbur miq atje. Vetëm Mbretëria e Bashkuar pati 457 ushtarë të vrarë. Mijëra jetë ndryshuan përgjithmonë. Nënat dhe baballarët varrosën djem dhe vajza. Fëmijët mbetën pa prindër. Familjet vazhdojnë të mbajnë barrën e kostos. Këto sakrifica meritojnë të përmenden me të vërtetë dhe me respekt, ndërsa të gjithë mbetemi të bashkuar dhe besnikë në mbrojtje të diplomacisë dhe paqes,” shtoi ai.

Harry shërbeu dy herë në Afganistan gjatë karrierës së tij 10-vjeçare ushtarake. Ai përfundoi trajnimin në vitin 2006, duke u bërë nën-lieutenant në një regjiment të Household Cavalry të Ushtrisë Britanike. Në vitin 2007 u trajnuar si kontrollor për sulmet ajrore të përbashkëta për RAF-in dhe më vonë u bë pilot i helikopterit Apache.

Ai u dërgua fshehurazi në Afganistan për 10 javë në fillim të vitit 2008, por u tërhoq për shkak të raportimeve mediatike për vendndodhjen e tij. Në shtator 2012 u dërgua për herë të dytë, si ko-pilot dhe artilerist i helikopterit Apache.

Në librin e tij Spare, princi shkroi se gjatë kohës atje, ai vrau 25 luftëtarë të Talibanit. “Kjo nuk ishte një statistikë që më mbushte me krenari, por as nuk më bënte të ndihesha i turpëruar,” shkruan ai.

Në total, ai shërbeu në ushtri për 10 vjet dhe vazhdon të mbështesë bamirësitë për veteranët./ BBC


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota