Marrëveshja Kanada-Kinë ndez tensione të reja me SHBA-në
BKT
Foto| Getty Images
Rajoni dhe Bota

Marrëveshja Kanada-Kinë ndez tensione të reja me SHBA-në

Bardhyl Bajrami|RTK

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja mund të aplikojë tarifa deri në 100 % ndaj mallrave kanadeze, nëse Kanadaja finalizon marrëveshjen e saj të re tregtare me Kinën.

Sipas Trumpit, kjo marrëveshje rrezikon ta shndërrojë Kanadanë në një portë hyrëse për mallrat kineze drejt tregut amerikan.

Kërcënimi vjen pas vizitës së kryeministrit kanadez Mark Carney në Kinë, ku u arrit një marrëveshje që parasheh lehtësime tregtare reciproke, përfshirë sektorin bujqësor dhe atë të automjeteve elektrike.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Trump ka anuluar ftesën e Kanadasë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, një iniciativë ndërkombëtare e propozuar nga administrata e tij, duke e bërë të qartë se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Otavës janë futur në një fazë tensioni të ri.

Autoritetet kanadeze nuk kanë reaguar drejtpërdrejt ndaj kërcënimit për tarifa, por kanë theksuar se politika tregtare e Kanadasë bazohet në diversifikim dhe mbrojtje të interesave kombëtare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota