16:05 / 25.01.2026
Nani transferohet në Kazakistan
Uran Krasniqi/RTKLive
Ish-futbollisti i Manchester United dhe i Portugalisë, Nani, ka vazhduar karrierën në Kazakistan.
Sulmuesi tridhjetë e nëntë vjeçar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me FC Aktobe, pasi ishte lojtar i lirë që nga largimi nga Estrela.
Nani ka deklaruar se është i entuziazmuar për këtë projekt të ri dhe se synon të ndihmojë jo vetëm ekipin e parë, por edhe zhvillimin e futbollit në klub dhe në Kazakistan.
FC Aktobe është pesë herë kampion i ligës kazake dhe synon pjesëmarrjen e parë në garat evropiane.























