Trump: Do ishte mirë nëse SHBA s’do duhej t’përdorte forcë ndaj Iranit
BKT
Foto/ Reuters
Rajoni dhe Bota

Trump: Do ishte mirë nëse SHBA s’do duhej t’përdorte forcë ndaj Iranit

Afet Bela/RTKLive

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka thënë Iranit se duhet të bëjë “dy gjëra” për të shmangur veprimin ushtarak, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë e tyre ushtarake në Gjirin Persik.

“Numri një, pa armë bërthamore. Dhe numri dy, ndaloni vrasjen e protestuesve,” tha presidenti amerikan, duke shtuar se “ata po i vrasin me mijëra”.

“Ne kemi shumë anije shumë të mëdha dhe shumë të fuqishme që po lundrojnë drejt Iranit tani, dhe do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej t’i përdornim ato", tha ai.

Deklaratat e tij të fundit vijnë pas javësh presioni ndaj Iranit për të negociuar një marrëveshje lidhur me programin e tij bërthamor.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se forcat e armatosura janë gati, “me gishtin në këmbëz”, për t’iu përgjigjur “menjëherë dhe fuqishëm” çdo akti agresioni, raporton BBC.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota