Zgjedhjet në Japoni, kryeministrja Takaichi pritet të fitojë shumicën
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet në Japoni, kryeministrja Takaichi pritet të fitojë shumicën

Sh.Çoçaj/RTKlive

Votuesit japonezë  votojnë të dielën në zgjedhje që pritet kryeministrja Sanae Takaichi të fitoi thellë, megjithëse reshjet rekord të borës mund të pengojnë pjesëmarrjen.

Sipas sondazheve, koalicioni konservator i Takaichi mund të fitojë mbi 300 nga 465 vendet në Dhomën e Poshtme të Parlamentit, duke rritur ndjeshëm fuqinë e tij krahasuar me 233 vendet aktuale.

Nëse koalicioni me Partinë Inovative të Japonisë (Ishin) arrin 310 vende, ai do të mund të anashkalojë Dhomën e Lartë të kontrolluar nga opozita. Takaichi ka premtuar dorëheqjen nëse humbet shumicën.

Takaichi, 64 vjeçe, e cila u bë kryeministre në tetor pas zgjedhjes si lidere e LDP-së, kërkon një mandat të ri në një zgjedhje të rrallë dimërore, duke shfrytëzuar një valë popullariteti. Me stil të drejtpërdrejtë dhe imazh punëtore të palodhur, ajo ka fituar mbështetje veçanërisht tek votuesit e rinj.

Gjatë mandatit të saj, Takaichi ka shpejtuar shpenzimet ushtarake për të kundërshtuar Kinën, ka shkaktuar një kontest diplomatik dhe ka promovuar stimuj ekonomikë dhe ulje taksash, të cilat kanë tronditur tregjet financiare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota