14:20 / 09.02.2026
Milano Cortina 2026, Gremaud sërish fiton medaljen e artë
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Garuesja zvicerane Mathilde Gremaud, është kampione olimpike për herë të dytë në skijim akrobatik për femra, duke arritur 86.96 pikë në lëshimin e saj të dytë dhe duke marrë medaljen e katërt olimpike në karrierë.
Pas finales spektakolare, Gremaud festoi duke fluturuar mbi kërcimin e fundit me flamurin zviceran të lidhur rreth qafës, ndërsa turma brohoriste: “Mathilde, Mathilde, Mathilde!”
Eileen Gu nga Republika Popullore e Kinës mori medaljen e argjendtë, gjithashtu për medaljen e katërt olimpike, ndërsa Megan Oldham nga Kanadaja fitoi medaljen e bronztë, e para olimpike në karrierën e saj.
Podiumi:
Mathilde Gremaud (SUI) – Artë
Eileen Gu (CHN) – Argjend
Megan Oldham (CAN) – Bronztë























