Passler do të garojë në Milano-Cortina 2026 pas pezullimit për doping
BKT
Sport

Passler do të garojë në Milano-Cortina 2026 pas pezullimit për doping

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Sportistja italiane Rebecca Passler, e cila ishte pezulluar për një rezultat pozitiv ndaj një substance të ndaluar më 26 janar, mund të marrë pjesë tashmë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

Vendimi është marrë nga Trupa Kombëtare e Apelit, e cila pranoi rekursin e Passler për pezullimin provizor, duke konfirmuar se rezultati pozitiv kishte ndodhur për shkak të kontaminimit të pavullnetshëm ose pavetëdijshëm të substancës. Sportistja 24-vjeçare do t’i bashkohet skuadrës së stafetës që nga e hëna, 16 shkurt.

“Kanë qenë ditë shumë të vështira,” tha Passler.

“Kam besuar gjithmonë në pastërtinë time dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur: avokatët, federatën, familjarët dhe miqtë. Tani mund të përqendrohem 100% te biathloni”, theksoi Passler.

Ky vendim i hap rrugë për Passler që të marrë pjesë në garat olimpike dhe të përfaqësojë Italinë në Milano-Cortina 2026, duke rikthyer stabilitetin në skuadrën italiane të biathlonit.