Shtrëngata masive po shkakton dëme dhe viktima përgjatë Mesdheut
BKT
Rajoni dhe Bota

Shtrëngata masive po shkakton dëme dhe viktima përgjatë Mesdheut

Luan Qorraj / RTK

Shtrëngata e fuqishme, e quajtur Nils, është duke goditur pjesë të Mesdheut duke shkaktuar dëme dhe viktima në disa pjesë të rajonit.

Sipas njoftimeve shtrëngata ka goditur pjesët bregdetare nga Spanja deri në Itali duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për së paku një gjysmë milionë njerëz dhe duke detyruar zyrtarët të mbyllin aeroporte të ndryshme dhe të anulojnë fluturime ndërkombëtare dhe lokale.

Gjithashtu është njoftuar për së paku 3 viktima, një në Spanjë dhe dy në Francë si dhe dhjetëra të lënduar përderisa ka njoftime edhe për së paku 8 persona të raportuar si të zhdukur.

Në disa prej rajoneve të goditura, autoritetet kanë shpallur paralajmërim nga vërshimet e befasishme dhe kanë kërkuar nga banorët të kenë kujdes të jashtëzakonshëm.

Shtrëngata Nils është tani duke lëvizur drejtë Korzikas dhe Sicilisë dhe meteorologët paralajmërojnë se Mesdheu do të mund të ballafaqohet me këtë shtrëngatë edhe së paku 48 orë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota