Kiana Kryeziu del sërish nga shtegu
BKT
Sport

Kiana Kryeziu del sërish nga shtegu

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kosova e ka përmbyllur të mërkurën paraqitjen e saj në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, por garuesit e saj nuk kanë arritur ta përfundojnë me sukses asnjërën nga garat në të cilat kanë marrë pjesë.

Në garën e fundit, skitarja Kiana Kryeziu mori pjesë në disiplinën e sllallomit, por edhe këtë herë ajo nuk arriti ta përmbyllë garën duke dalë nga shtegu në rrëshqitjen e parë.

Në këtë disiplinë, nga 95 garuese gjithsej, vetëm 66 e përfunduan me sukses lëshimin e parë, ndërsa 28 të tjera, përfshirë edhe Kryeziun, dolën nga shtegu, ndërsa një u diskualifikua. Për Kryeziun kjo ishte gara e tretë në këto Lojëra Olimpike, pas Super-G-së dhe sllallomit të madh, ku gjithashtu nuk arriti të shkojë deri në fund.

Ndërkohë, skitari tjetër kosovar, Drin Kokaj, u paraqit vetëm në disiplinën e sllallomit, por edhe ai nuk arriti të përfundojë garën, duke dalë nga shtegu para vijës së finishit.