Shqipëria mbetet pa medalje, Colturi nuk e arrin podiumin në sllallom
Kimete Kasumi/ RTKlive
Skitarja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, nuk ka arritur të fitojë medalje në garën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
Colturi realizoi një rrëshqitje të parë mjaft të mirë, duke regjistruar kohën 48.39 sekonda, por në rrëshqitjen e dytë ishte më e ngadaltë, me 53.39 sekonda. Koha e përgjithshme e saj në këtë disiplinë ishte 1 minutë, 41 sekonda e 78 të qindtat, e pamjaftueshme për t’u përfshirë në zonën e medaljeve.
Në këtë garë Shqipëria u përfaqësua edhe nga dy skitare të tjera. Semire Dauti u detyrua të ndalë garën pasi doli nga shtegu, ndërsa Lisa Brunga u diskualifikua gjatë provës së saj.
Pavarësisht mungesës së medaljes, pjesëmarrja e skitareve shqiptare në skenën olimpike mbetet një arritje e rëndësishme për sportin dimëror në vend.























