AZ Alkmaar mposhtet nga Noah në Armeni, Palace ndalet në Mostar
Uran Krasniqi / RTKLive
Një befasi e madhe është shënuar në fazën “play-off” të Conference League, ku AZ Alkmaar është mposhtur 1-0 në Armeni nga FC Noah.
Gjithashtu në një tjetër përballje, Crystal Palace është ndalur në barazim 1-1 nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar.
Në Armeni skuadra vendase ka bërë një hap historik drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt, falë një supergoli të kapitenit Hovhannes Hambardzumyan në minutën e pesëdhjetë e katërt. Ai ka realizuar me një goditje të fortë nga skaji i zonës, duke i dhënë fitoren minimale vendasve.
AZ ka pasur rastet e veta, sidomos me Troy Parrott, i cili e ka goditur dy herë shtyllën në pjesën e dytë, por nuk ka arritur të barazojë. Tani gjithçka mbetet e hapur para ndeshjes së kthimit në Holandë.
Në Bosnë dhe Hercegovinë, anglezët kanë kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Ismaila Sarr, por në pjesën e dytë vendasit kanë barazuar përmes Karlo Abramovic, pas një kundërsulmi të shpejtë.
Palace ka pasur raste për ta fituar ndeshjen, por nuk ka arritur të konkretizojë, ndërsa edhe Zrinjski ka rrezikuar në fund.
Pas këtij rezultati, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ku do të vendoset përfundimisht se kush do të sigurojë një vend në fazën tjetër të garës.
NDESHJE NË CONFERENCE LEAGUE: 























