Rusët me flamur dhe himn, Ukraina bojkoton Lojërave Paraolimpike
BKT
Sport

Rusët me flamur dhe himn, Ukraina bojkoton Lojërave Paraolimpike

rtsh

Sportistët paraolimpikë të Ukrainës nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike Dimërore, në shenjë proteste kundër vendimit të Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar për të lejuar rusët të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre kombëtar.

Ky qëndrim është bërë i ditur nga Komitetit Paraolimpik i Ukrainës. “Skuadra paraolimpike ukrainase dhe Komiteti Paraolimpik i Ukrainës do ta bojkotojnë ceremoninë e hapjes të Lojërave Paraolimpike Dimërore. Do të kërkojmë që flamuri ukrainas të mos shfaqet gjatë ceremonisë së hapjes”, shkruhet në komunikatën e këtij komiteti.

Pas vendimit për të lejuar sportistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në Lojërat Paraolimpike me flamurin dhe himnin e tyre ka reaguar edhe Vladyslav Heraskevych. Sportisti ukrainas i skeleton u përjashtua nga CIO, pasi mbante një kaskë speciale me  imazhet e 24 bashkëkombasve sportistë të vrarë në luftë, pas pushtimit rus.

“Më ka humbur shpresa, sikur të mos kishte drejtësi. Kështu papritur ndryshojnë rregullat dhe tani rusët mund të garojnë me flamurin e tyre kombëtar. Është një skandal”, ka thënë Heraskevych.