Komisioni Evropian kërkon sqarime nga SHBA pas rrëzimit të tarifave
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Komisioni Evropian po kërkon sqarime nga Shtëpia e Bardhë pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së që rrëzoi tarifat globale të vendosura nga Presidenti Donald Trump.
Ky vendim ngre dyshime mbi vlefshmërinë e marrëveshjes tregtare BE-SHBA të arritur verën e kaluar, e cila parashihte tarifa 15% mbi eksportet evropiane dhe investime miliardëshe amerikane deri në vitin 2028.
Komisioni Evropian po e analizon me kujdes vendimin dhe qëndron në kontakt të ngushtë me administratën amerikane për të kuptuar hapat e mëtejshëm dhe ndikimin që kjo gjykatë mund të ketë mbi kompanitë evropiane dhe ekuilibrin e marrëdhënieve tregtare mes dy palëve.
Ligjvënësit evropianë po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e ndryshimeve në marrëveshje, përfshirë opsionin e pezullimit ose ndërprerjes së saj nëse rrezikohet interesat e BE-së në të ardhmen. / Burimi: Euro News























