Trump rrit tarifat globale nga 10 në 15 për qind “në fuqi të menjëhershme”
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump rrit tarifat globale nga 10 në 15 për qind “në fuqi të menjëhershme”

atsh

Presidenti amerikan Donald Trump i ndryshon gjërat përsëri dhe rrit tarifat globale nga 10% në 15%, me efekt të menjëhershëm.

Presidenti amerikan e deklaron këtë në platformën e tij të mediave sociale, Truth.

“Unë, si president, do të rris tarifat globale me efekt të menjëhershëm, për vendet, shumë prej të cilave i kanë ‘mashtruar’ Shtetet e Bashkuara për dekada”, deklaroi Trump, duke iu referuar Seksionit 212 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili lejon tarifa globale deri në 15% për një periudhë prej vetëm 150 ditësh.

“Gjatë disa muajve të ardhshëm, Administrata Trump do të përcaktojë dhe lëshojë tarifat e reja ligjërisht të lejueshme, të cilat do të vazhdojnë procesin tonë jashtëzakonisht të suksesshëm për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, shtoi Trump, duke u rikthyer për të kritikuar vendimin e Gjykatës Supreme, duke e quajtur atë “qesharak, të shkruar keq dhe jashtëzakonisht joamerikan”. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota