Liga e Kampionëve, Real Madrid - Benfica transmetohet në RTK
Sh.Çoçaj/RTKlive
Mbrëmja e sotme sjell emocione të reja në fazën e eliminimit direkt të Liga e Kampionëve, me katër përballje që pritet të dhurojnë spektakël dhe dramë deri në minutën e fundit. Në stadiumin Santiago Bernabéu Stadium, Real Madrid pret Benficën. Kjo sfidë nis në orën 21:00 dhe pritet të jetë ndër më të ndjekurat e mbrëmjes, transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Programi hapet në orën 18:45 me sfidën mes Atalanta dhe Borussia Dortmund. Gjermanët vijnë me epërsi të qartë pas fitores 2-0 në takimin e parë dhe konsiderohen favoritë për kualifikim, por italianët do të kërkojnë përmbysjen para tifozëve të tyre.
Në stadiumin Santiago Bernabéu Stadium, Real Madrid pret Benficën, që drejtohet nga trajneri José Mourinho. Madrilenët kanë një epërsi minimale 1-0 nga ndeshja e parë dhe synojnë ta vulosin kualifikimin para tifozëve të tyre. Edhe kjo sfidë nis në orën 21:00 dhe pritet të jetë ndër më të ndjekurat e mbrëmjes, transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Nga ora 21:00 zhvillohet dueli mes Juventus dhe Galatasaray, një përballje që pritet të prodhojë sërish gola. Ndeshja e parë ishte spektakolare, me shtatë realizime në total dhe fitore 5-2 për skuadrën turke, duke e lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.
Në Francë, përballja mes Paris Saint-Germain dhe AS Monaco konsiderohet derbi i mbrëmjes. Parizienët fituan 3-2 në takimin e parë, por diferenca minimale mban gjallë shpresat e Monacos për një përmbysje.























