19:39 / 25.02.2026
Vashat dardane rikthehen në aksion
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës për vajza e udhëhequr nga Sami Sermaxhaj ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Kupën e Botës 2027.
Kosova garon në Ligën C, në një grup sfidues së bashku me Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjibraltarin.
Ndeshjen e parë Dardanet do ta zhvillojnë më 3 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përballen me Gjibraltarin.
Atmosfera në kampin e Dardaneve është mjaft e mirë dhe sfidat e para të këtij cikli të ri priten me optimizëm.























