Drita me humbje e mbyll aventurën evropiane
BKT
Sport

Drita me humbje e mbyll aventurën evropiane

Fatmir Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 20:38) FC Drita është mundur edhe në ndeshjen kthyese ndaj NK Celje, duke pësuar 3-2 të enjten mbrëma në Slloveni.

Me rezultatin e përgjithshëm 6-4, skuadra sllovene siguroi kualifikimin në 1/8-at e finales së UEFA Europa Conference League.

Gjilanasit u angazhuan shumë, veçanërisht në pjesën e dytë, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për të përmbysur epërsinë e Celjes.

Takimi nisi me golin e Seslar pas 20 minutash, duke kaluar sllovenët në avantazh 1-0. Katër minuta më vonë, Hrka dyfishoi epërsinë, ndërsa tre minuta më vonë Blerim Krasniqi ngushtoi rezultatin në 2-1. Pjesa e parë u mbyll me golin nga penalltia i Seslar (43’) që vendosi shifrat 3-1.

Në pjesën e dytë, Drita sulmoi me intensitet, duke kërkuar rrugën e golit, por vetëm Albert Dabiqaj arriti të shënojë në minutën e 51’, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-2.

Përfundimisht, Drita mbyll aventurën e saj evropiane, duke arritur një sezon të respektueshëm që përfaqëson denjësisht futbollin kosovar në garat ndërkombëtare.

Drita ngushton rezultatin, realizon Dabiqaj

(E përditësuar, 19:56) Drita furishëm e ka nisur pjesëlojën e dytë kundër Celje-s.

Gjilanasit po përballen në udhëtim me NK Celje, në sfidën vendimtare të fazës “play-off” të UEFA Europa Conference League, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra jonë e ka ngushtuar rezultatin në 3-2, falë golit të bukur të Dabiqajt (51’).

Celje shënon edhe golin e tretë

(E përditësuar, 19:31) Skuadra sllovene, Celje ka shënuar edhe golin e tretë në duel me Dritën.

Gjilanasit po përballen në udhëtim me NK Celje, në sfidën vendimtare të fazës “play-off” të UEFA Europa Conference League, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Është Seslar (43’), i cili shënoi nga penalltia për rezultatin 3-1. I njëjti lojtar realizoi edhe golin e parë.

Drita ngushton epërsinë, shënon Krasniqi

(E përditësuar, 19:15) Vijnë edhe dy gola të shpejta në duelin Celje-Drita.

Gjilanasit po përballen në udhëtim me NK Celje, në sfidën vendimtare të fazës “play-off” të UEFA Europa Conference League, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Pas avantazhit të Celjes përmes Seslar dhe Hrka, është Blerim Krasniqi (25’), i cili shënoi gol më kokë për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Celje-Drita, vjen goli i parë

(E përditësuar, 19:08) Skuadra sllovene, Celje ka kaluar në epërsi ndaj Dritës.

Gjilanasit po përballen në udhëtim me NK Celje, në sfidën vendimtare të fazës “play-off” të UEFA Europa Conference League, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Ishte Seslar, i cili zhbllokoi ndeshjen duke kaluar ekipin slloven në epërsi prej 1-0.

Ka startuar ndeshja Celje-Drita, LIVE në RTK

Ka startuar dueli mes Celjes dhe Dritës, sfidë që po luhet në Slloveni.

Gjilanasit po përballen në udhëtim me NK Celje, në sfidën vendimtare të fazës “play-off” të UEFA Europa Conference League, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra kosovare synon përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë, e cila përfundoi 3-2 në favor të ekipit slloven.