‘Djajtë e Kuq’ mund të paguajnë mbi 18 milionë euro për largimin e Amorimit
BKT
Sport

‘Djajtë e Kuq’ mund të paguajnë mbi 18 milionë euro për largimin e Amorimit

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Manchester United rrezikon të paguajë deri në 18.1 milionë euro për ndërprerjen e kontratës së ish-trajnerit Ruben Amorim dhe stafit të tij, të cilët u larguan në janar pas një periudhe me rezultate të dobëta.

Klubi anglez e ka konfirmuar shifrën përmes një dokumenti të publikuar për investitorët në Neë York Stock Exchange, ku është i listuar.

Sipas deklaratës, një shumë maksimale prej 15.9 milionë paundësh do të regjistrohet në pasqyrat financiare për gjysmën e dytë të vitit fiskal që përfundon më 30 qershor 2026. Shuma përfundimtare do të varet nga disa kushte të caktuara kontraktuale.

Nga raporti financiar bëhet e ditur gjithashtu se United kishte paguar 6.3 milionë paundë (7.2 milionë euro) për ta shkëputur Amorimin nga kontrata me Sporting CP në vitin 2024.

Statusi i klubit si kompani e kuotuar në bursë e detyron atë të publikojë të dhëna të detajuara financiare, përfshirë kostot e ndërprerjes së kontratave, të cilat zakonisht mbeten konfidenciale në klubet e tjera.

Një vit më parë, Manchester United kishte bërë të ditur se kishte shpenzuar 10.4 milionë paundë për largimin e trajnerit të atëhershëm, Erik ten Hag, dhe stafit të tij.