Presidenti iranian: Hakmarrja për Ali Khamenei është e drejtë legjitime
BKT
Rajoni dhe Bota

Presidenti iranian: Hakmarrja për Ali Khamenei është e drejtë legjitime

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Presidenti i Iranit ka deklaruar se hakmarrja për vrasjen e liderit suprem Ali Khamenei është “detyrë dhe e drejtë legjitime”.

Sipas raportimeve, vdekja e 86-vjeçarit pritet të krijojë vakum udhëheqës në Iran, pasi ai kishte fjalën përfundimtare për politikat kryesore shtetërore, shkruan Euro News. 

Deklaratat vijnë pas sulmeve ajrore të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael ndaj objektivave në Iran, në kohën e negociatave për programin bërthamor iranian.

Si kundërpërgjigje, Irani kishte shënjestruar fillimisht objektiva ushtarake amerikane në shtetet e Gjirit, ndërsa media shtetërore raportoi vdekjen e Ali Khamenei dhe rreth 40 zyrtarëve të tjerë të lartë.

Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë kërcënuar me “ofensivën më shkatërruese” kundër bazave amerikane dhe izraelite.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota