Rey Manaj vendimtar, Sivasspor fiton me golin e tij
BKT
Sport

Rey Manaj vendimtar, Sivasspor fiton me golin e tij

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Rey Manaj shënoi golin e fitores për Sivasspor në Ligën e Parë turke, duke i dhënë skuadrës së tij një triumf 1-0 në udhëtim ndaj Serik Spor.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte vendimtar në këtë përballje, duke shënuar golin që vendosi rezultatin dhe i siguronte tri pikë të rëndësishme ekipit të tij.

29 vjeçari u rikthye te Sivasspor gjatë dimrit dhe menjëherë ka treguar ndikimin e tij në fushë.

Sulmuesi ka arritur të realizojë 4 gola në 5 ndeshje të zhvilluara në kampionat që nga kthimi i tij, duke u shndërruar në një prej protagonistëve kryesorë të skuadrës turke.