Rubio për Iranin: Goditjet më të rënda amerikane ende s’kanë ardhur
BKT
Rajoni dhe Bota

Rubio për Iranin: Goditjet më të rënda amerikane ende s’kanë ardhur

Medina Pasoma / RTKlive

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se administrata e Donald Trump beson se objektivat e operacionit kundër Iranit mund të arrihen pa forca tokësore. Ai paralajmëroi se “goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur”.

“Tani për tani nuk jemi të pozicionuar për forca tokësore, por padyshim presidenti i ka ato opsione. Ai kurrë nuk do të përjashtojë asgjë”, tha ai në një konferencë për media në Capitol Hill, raporton BBC, përcjellë RTKlive.

Ai tha se i tërë fokusi qëndron te shkatërrimi i  lëshuesve e rezervave të raketave balistike, si dhe kapacitetit të tyre për t’i prodhuar ato. Ai përmendi gjithashtu dronët, si fokus për t’i shkatërruar.

“Nuk do të zbuloj detaje të përpjekjeve tona taktike, por goditjet më të rënda nga ushtria amerikane ende nuk kanë ardhur. Faza e ardhshme do të jetë edhe më ndëshkuese për Iranin sesa është tani”, tha Rubio.

Rubio tha se udhëheqja e Kongresit është njoftuar për operacionin ushtarak dhe se administrata “ka respektuar ligjin 100%”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota