Kancelari Merz takohet sot me presidentin Trump
BKT
Rajoni dhe Bota

Kancelari Merz takohet sot me presidentin Trump

B.Halimi|RTKlive

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të takohet sot në Uashington me presidentin amerikan Donald Trump, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë përshkallëzuar pas sulmeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Vizita e dytë e Merzit në Shtëpinë e Bardhë, që nga marrja e detyrës rreth 10 muaj më parë,  ishte planifikuar më herët, por zhvillimet në Lindjen e Mesme e kanë vendosur situatën e sigurisë si temë qendrore të bisedimeve.

Sulmet e SHBA-s dhe Izraelit kundër Iranit javën e kaluar, përfshirë edhe vdekjen e liderit suprem iranian, kanë shkaktuar shqetësime në mbarë botën për destabilizim të mëtejshëm dhe rrezikun e përhapjes së konfliktit. Merz ka shprehur nga Berlini shqetësim për pasojat e mundshme, duke theksuar se një ndryshim pushteti në Iran përmes veprimeve ushtarake mbetet i pasigurt dhe i rrezikshëm.

Në fjalimet e tij para nisjes për Uashington, kancelari gjerman theksoi se Gjermania është në kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe me Uashingtonin, teksa nënvizoi nevojën e bashkëpunimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Ndërsa situata në Lindjen e Mesme pritet të jetë çështja kryesore, temat e bisedimeve përfshijnë edhe çështje të tjera të rëndësishme bilaterale dhe globale: Ekonomia dhe tregtia, rritja e tarifave amerikane ndaj importeve evropiane dhe sfidat tregtare midis SHBA-së dhe Gjermanisë do të diskutohen si pjesë e agjendës ekonomike.

Po ashtu, pjesë e bisedës do të jetë edhe agresioni i Rusisë në Ukrainë, si dhe siguria transatlantike dhe NATO-ja.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota