Darwin Nunez rikthehet në Premier League?
BKT
Sport

Darwin Nunez rikthehet në Premier League?

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Ish-sulmuesi i Liverpool, Darwin Nunez, mund të rikthehet në Premier League gjatë afatit kalimtar të verës.

24-vjeçari u la jashtë skuadrës së Al Hilal pas afrimit të Karim Benzema në janar dhe që atëherë është përfolur për një largim, në kërkim të më shumë minutave në fushë.

Gjatë periudhës së tij te Liverpooli, Nunez zhvilloi 143 ndeshje dhe realizoi 40 gola, përpara se të shitej për t’i hapur rrugë afrimeve të Alexander Isak dhe Hugo Ekitike në afatin kalimtar të verës së kaluar.

Sipas mediave britanike, uruguaiani përfiton rreth 400 mijë funte në javë në Arabinë Saudite dhe ka shënuar nëntë gola në 24 paraqitje këtë sezon, por ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Simone Inzaghi.

Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Chelsea, Neëcastle United dhe Tottenham Hotspur, të cilat e shohin Nunezin si një bast me potencial të lartë, falë shpejtësisë dhe karakteristikave fizike që mund të përshtaten në një ambient të ri taktik.

Një rikthim surprizë në elitën e futbollit anglez mbetet një mundësi reale në fund të sezonit.