Iranit u kërkon falje vendeve fqinje pas sulmeve
BKT
Rajoni dhe Bota

Iranit u kërkon falje vendeve fqinje pas sulmeve

Naser Mekolli /RTKlive

Presidenti i Irani, Masoud Pezeshkian, ka kërkuar falje ndaj vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani gjatë zhvillimeve të fundit në rajon.

Në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror, Pezeshkian tha se i kërkon falje vendeve fqinje që janë goditur nga sulmet iraniane.

“U kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani”, është shprehur ai, sipas raportimit të agjencisë AFP.

Presidenti iranian po ashtu bëri të ditur se këshilli i përkohshëm i udhëheqjes në Iran ka miratuar një vendim që të mos kryhen sulme apo goditje me raketa ndaj vendeve fqinje, “përveç rasteve kur ndaj Iranit kryhet sulm nga territori i tyre”, raportoi Reuters.

Këto deklarata vijnë pasi Irani kishte shënjestruar disa vende të Gjirit ku ka forca amerikane, duke kryer valë sulmesh hakmarrëse me raketa dhe dronë, pas sulmeve të nisura fundjavën e kaluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, transmeton TheGuardian.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota