Sulmi rus në një pallat apartamentesh në Kharkiv vret shtatë persona
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulmi rus në një pallat apartamentesh në Kharkiv vret shtatë persona

Flutura Bekqeli / RTK

Guvernatori rajonal Oleg Synegubov tha se raketa dëmtoi një ndërtesë banimi pesëkatëshe të shtunën në mëngjes.

Ai shtoi se ekipet e shpëtimit po pastrojnë mbeturinat. Sulmet e fundit gjatë natës shkaktuan alarme ajrore në gjithë Ukrainën përfshirë Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se përdori dronë për të kryer sulme ndaj objektivave ukrainase - duke shtuar se forcat e saj goditën komplekse ushtarake ukrainase, aeroporte dhe objekte energjitike, tha agjencia e lajmeve Interfax. Veçmas, forcat ajrore polake thanë se kishin ngritur avionë ushtarakë për të mbrojtur hapësirën e tyre ajrore në rajonet që kufizohen me Ukrainën, siç bën zakonisht në rast të sulmeve ruse  Zelensky tha se gjatë natës Rusia përdori 29 raketa dhe 480 dronë, të cilët ai tha se "kishin në shënjestër objektet e energjisë" në rajonet Kiev, si dhe hekurudhën në rajonin Zhytomyr.

Diku tjetër, Oleksandr Ganzha, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Dnipropetrovsk, tha se një person ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur në një sulm rus gjatë natës në rrethin e Nikopol.

Ganzha tha se ushtria ruse e shënjestroi zonën rreth 20 herë duke përdorur dronë, artileri dhe raketa. Një sulm i veçantë plagosi një foshnjë në Zaporizhzhia, ndërsa në rajonin e Kharkiv, kryetarja e bashkisë Halyna Minayeva tha se dy persona u plagosën në një sulm me dron në një shtëpi në qendër të qytetit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota