Howe: Sfida me Barcelonën ndeshja më e madhe në historinë e klubit
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe, e ka vlerësuar përballjen e kësaj mesjave ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve si ndeshjen më të madhe në historinë e klubit.
Skuadra angleze do ta presë Barcelonën të martën mbrëma në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-së të Ligës së Kampionëve, në një duel shumë të rëndësishëm për Newcastle.
Kjo përballje vjen vetëm pak ditë pasi Newcastle u eliminua nga Manchester City në FA Cup, megjithatë Hoe ka kërkuar që skuadra të përqendrohet plotësisht te sfida evropiane.
“Është e lehtë të jesh negativ në këtë moment. E kuptoj që kemi dalë nga FA Cup, por përpara kemi ndeshjen më të madhe në historinë e klubit dhe duhet ta qasemi pikërisht në atë mënyrë”, ka deklaruar Howe.
Ai theksoi se për Newcastle kjo është një situatë e re në Ligën e Kampionëve.
“Nuk kemi qenë kurrë më parë në këtë pozitë në Ligën e Kampionëve dhe kjo është gara më e mirë që ekziston. Duhet t’i përgatisim lojtarët për këtë ndeshje dhe nuk kemi kohë të ndalemi te zhgënjimi i fundit”, shtoi trajneri anglez.
Howe ka kërkuar nga skuadra që të gjejë energji shtesë për këtë sfidë të madhe.
“Duhet të gjejmë energji nga diku për ta ngritur nivelin e paraqitjes në një shkallë që nuk e kemi parë këtë sezon. Vetëm në atë mënyrë mund të arrijmë ta kalojmë këtë sfidë”, përfundoi ai.























