Tërmet me magnitudë 5.9 ballë godet Caprin në Itali
Valbona Thaçi / RTKLive
Një tërmet me magnitudë 5.9 është regjistruar në zonën e Gjirit të Napolit në Itali gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës.
Sipas raportimeve, lëkundja sizmike është regjistruar rreth orës 00:03, me epiqendër në Golfo di Napoli, në afërsi të ishullit Capri, në rajonin e Campania.
Tërmeti ka pasur një thellësi të konsiderueshme, rreth 414 kilometra, çka ka ndikuar që pasojat të jenë minimale.
Ndër lokalitetet që mund ta kenë ndjerë më shumë lëkundjen janë:
Anacapri, rreth 8 kilometra nga epiqendra
Capri, rreth 10 kilometra nga epiqendra
Sipas informacioneve fillestare, tërmeti është ndjerë edhe përgjatë brigjeve tirrenike të rajonit të Calabria, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet dhe institucionet sizmologjike në Itali po vazhdojnë monitorimin e situatës.























