Hegseth paralajmëroi Iranin: E marta do të jetë dita më intensive e sulmeve
BKT
Rajoni dhe Bota

Hegseth paralajmëroi Iranin: E marta do të jetë dita më intensive e sulmeve

Naser Mekolli /RTKlive

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se e marta pritet të jetë dita më intensive e sulmeve ndaj Iran që nga fillimi i fushatës ushtarake.

Duke folur para gazetarëve, Hegseth paralajmëroi se gjatë së martës do të angazhohet numri më i madh i avionëve luftarakë dhe bombarduesve amerikanë në operacionet kundër Iranit, raporton Reuters.

Deklarata e tij vjen në kohën e përshkallëzimit të konfliktit në rajon, ndërsa operacionet ushtarake ndaj Iranit po vazhdojnë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota