Wadephul kërkon përfundimin e programit të raketave balistike të Iranit
BKT
Rajoni dhe Bota

Wadephul kërkon përfundimin e programit të raketave balistike të Iranit

Medina Pasoma / RTKlive

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka bërë thirrje që programi i raketave balistike të Iranit të përfundojë në mënyrë të verifikueshme.

Ai i bëri këto deklarime të martën gjatë një konference të përbashkët për media në Jerusalem me homologun e tij izraelit, Gideon Saar. Wadephul tha gjithashtu se shpreson që populli iranian të çlirohet dhe të ketë mundësinë të vendosë lirshëm për të ardhmen e tij.

Ministri gjerman dënoi po ashtu dhunën e ushtruar nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor, duke kërkuar që Izraeli të ndërmarrë veprime vendimtare kundër akteve të tilla.

Sipas raportimeve, tre palestinezë u vranë të dielën gjatë një përleshjeje të dhunshme me kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e çuar në gjashtë numrin e palestinezëve të vrarë në ditët e fundit.

Wadephul është ministri i parë i Jashtëm evropian që takohet me zyrtarë izraelitë në Jerusalem që nga 28 shkurti, kur Izrael dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën sulmet ndaj Iranit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota