Njohësit e futbollit me favorizim të lehtë të Romës
Uran Krasniqi / RTKLive
Njohësit e futbollit e kanë parë Romën si favorit të lehtë për të kaluar tutje në Europa League.
Ndeshja Roma - Bologna, e cila përket te 1/8 e finales në Europa League, do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Përballja e parë para një jave është mbyllur baras 1-1.
Viktor Kuka, futbollist aktiv, ka thënë se pret një ndeshje të hapur dhe me shumë sulme nga të dyja skuadrat. “Besoj që Roma do të dalë fituese nga kjo ndeshje. Janë dy skuadra që kanë dëshirë të luajnë futboll dhe të argëtohen. Do të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, sepse nuk kanë çfarë të humbin”, është shprehur ai.
Ndërkaq, gazetari Arber Loxha ka theksuar se Roma hyn si favorite për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë: “Roma hyn si favorit për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë, por nuk e ka lehtë. Sikur Roma të kishte gjithë potencialin e saj në skuadër, nuk do diskutohej se kush do të ishte favorite. Megjithatë, Bologna është një skuadër që gjithmonë mund të imponojë stilin e vet”, ka thënë ai.























