Bologna eliminon Romën dhe kalon në çerekfinale të Europa League
BKT
Sport

Bologna eliminon Romën dhe kalon në çerekfinale të Europa League

Uran Krasniqi / RTKLive

(E ploësuar, 23 : 36) - Bologna është kualifikuar në çerekfinale të Europa League, pasi ka eliminuar Romën pas një përballjeje dramatike.

Ndeshja e kthimit është mbyllur me rezultat të barabartë 3-3 në kohën e rregullt, ndërsa edhe sfida e parë kishte përfunduar 1-1, duke bërë që fituesi të përcaktohej në vazhdime. Aty, Bologna ka arritur të shënojë golin vendimtar për të siguruar kalimin tutje.

Skuadra mysafire e ka nisur më mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e njëzet e dytë me golin e Jonathan Rowe, pas asistimit të Santiago Castro.

Roma ka reaguar në minutën e tridhjetë e dytë, kur Evan Ndicka ka barazuar me kokë pas një goditje nga këndi. 
Megjithatë, në fund të pjesës së parë, Bologna e ka rikthyer epërsinë me golin e Federico Bernardeschi nga penalltia për 2-1.

Drama ka vazhduar edhe në pjesën e dytë. Në minutën e pesëdhjetë e tetë, Castro e ka shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e Romës dhe ka shënuar për 3-1. Por vendasit nuk janë dorëzuar. Në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë, Donyell Malen ka realizuar nga penalltia për 2-3, ndërsa në minutën e tetëdhjetë, kapiteni Lorenzo Pellegrini e ka barazuar në 3-3.

Në vazhdime, goli vendimtar ka ardhur në minutën e 111-të, kur Nicolo Cambiaghi ka shënuar pas asistimit të Thijs Dallinga, duke vulosur fitoren 4-3 dhe kualifikimin e Bologna.

Ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt në RTK dhe është komentuar nga Skyfter Blakaj.

Ndeshja Roma - Bologna shkon në vazhdime

Roma dhe Bologna kanë barazuar 3-3, duke bërë që fituesi i çerekfinales në Europa League të vendoset në vazhdime.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar 1-1, ndërsa edhe sfida e kthimit ka sjellë spektakël dhe shumë kthesa në rezultat.

Bologna e ka nisur më mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e njëzet e dytë me golin e Jonathan Rowe, pas një asistimi nga Santiago Castro.

Roma ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar në minutën e tridhjetë e dytë, kur Evan Ndicka ka shënuar me kokë pas një goditjeje nga këndi. Në fundin e pjesës së parë, mysafirët e kanë rikthyer epërsinë me golin e Federico Bernardeschi nga penalltia, për rezultatin 2-1.

Pjesa e dytë ka pasur edhe më shumë dramë. Në minutën e pesëdhjetë e tetë, një gabim në mbrojtjen e Romës është shfrytëzuar nga Castro, i cili ka shënuar për 3-1 në favor të Bologna.

Megjithatë, Roma nuk është dorëzuar. Në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë, Donyell Malen ka shënuar nga penalltia për 2-3, ndërsa në minutën e tetëdhjetëtë, kapiteni Lorenzo Pellegrini ka realizuar për 3-3, duke rikthyer baraspeshën dhe duke çuar ndeshjen në vazhdime.

Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejt në RTK dhe po komentohet nga Skyfter Blakaj.

Bologna në epërsi ndaj Romës pas pjesës së parë

Bolonga po avancon ndaj Romës me rezultat 2-1 pas pjesës së parë të ndeshjes së 1/8 të finales në Europa League.

Ka qenë Bologna ajo që e ka shënuar golin e parë përmes Jonathan Rowe në minutën e njëzet e dytë, pas një pasimi të Santiago Castro.

Roma e ka barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë e dytë, kur Evan Ndicka ka shënuar me kokë.

Pastaj në kohën shtesë Bologna e ka rikuperuar epërsinë me një goditje të fortë nga pika e bardhë nga Federico Bernardeschi.

Ndeshja po transmetohet direkt në RTK dhe po komentohet nga Skyfter Blakaj.