Shala konfirmon kontaktet me talentin e Bayernit, Foda flet për Zhegrovën
BKT
Sport

Shala konfirmon kontaktet me talentin e Bayernit, Foda flet për Zhegrovën

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, thotë se kanë nisur kontaktet me talentin e Bayern Munich, Erblin Osmanin.

Osmani në fundjavën që lamë pas debutoi tek gjiganti gjerman.

“Drejtori Muharrem Sahiti ka pasur kontakte direkt me familjarët e Erblin Osmanit”, ka thënë shkurt Shala.

Ndërkaq, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në konferencën e parë para sfidës me Sllovakinë, ka folur edhe për Edon Zhegrovën.

Ai thotë së kualiteti i Zhegrovës është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren tonë.

“Edon Zhegrova? Sigurisht e kemi një plan të qartë se si do të duket ekipi ndaj Sllovakisë. I kemi shikuar ndeshjet e Sllovakisë. E dimë që Zhegrova nuk e ka pasur shumë të lehtë, por me kualitetin e tij është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk mund t’iu tregojmë se kush do të luajë startues ose sa minuta do të zhvillojë”, ka thënë Foda.

Ndeshja Sllovaki-Kosovë luhet të enjten mbrëma dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.