Bastoni dhe Alvarez të preferuarit e Barcelonës
BKT
Sport

Bastoni dhe Alvarez të preferuarit e Barcelonës

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Klubi spanjoll, Barcelona raportohet se tashmë është hedhur në sulm për të gjetur një qendërmbrojtës me këmbë të majtë dhe një sulmues, ndërsa Deco dhe krerët e katalonasve po punojnë për planet e ardhshme.

Sipas medieve spanjolle, në mbrojtje, Alessandro Bastoni i Interit është synimi kryesor. Ai gëzon mbështetje të madhe brenda klubit për aftësitë e tij me topin dhe përshtatshmërinë në sistemin e Hansi Flick. Megjithëse lojtari është nën kontratë me Interin deri në 2028, por Barcelona beson se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 60 milionë euro.

Në sulm, Julian Alvarez është opsioni i preferuar si pasardhës afatgjatë i Robert Lewandowski.

E ardhmja e Lewandowskit mbetet gjithashtu e paqartë. Ndërsa Joan Laporta është i hapur ta mbajë, brenda klubit pritet që roli i tij të reduktohet, ndoshta përmes një kontrate njëvjeçare me paga më të ulëta. Sulmuesi polak ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Ky plan i Barcelonës synon të përforcojë skuadrën duke synuar balancimin e mbrojtjes dhe sulmit për sezonin e ardhshëm.