Romario kritikon Ancelottin për lënien jashtë listës Neymar-in
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Në Brazil ka shpërthyer debati pas vendimit të Carlo Ancelotti për të lënë jashtë grumbullimit Neymarin.
Ish-kampioni i botës, Romario, ka reaguar hapur duke kritikuar trajnerin italian.
“Kombëtarja është për më të mirët, për më të talentuarit. Një lojtar si Neymar duhet të grumbullohet, edhe nëse nuk është në gjendjen më të mirë fizike”, ka deklaruar Romario, raportojnë mediet braziliane.
Vendimi i Ancelottit reflekton një qasje rigoroze: Neymar do të marrë parasysh vetëm nëse arrin nivelin 100% fizik, pas problemeve që ka pasur në gju, të cilat kanë ndikuar në performancën e tij muajt e fundit.
Edhe pse i rikthyer te Santos, Neymar ende është në fazë rikuperimi. Fjalët e Romarios kanë ndezur diskutime në prag të Botërorit 2026, pasi shumë tifozë besojnë se numri 10 i Brazilit mbetet vendimtar për Seleçaon.
“Bëj kujdes, zotëri: një kampion duhet të luajë”, ka paralajmëruar Romario, duke bërë thirrje që Neymar të mos mungojë në fushë gjatë turneut veror.























