Bashkëpunimi institucional për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
BKT
Sport

Bashkëpunimi institucional për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Shqipe Gashi|RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për organizimin e suksesshëm të Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, me qëllim koordinimin e hapave të radhës dhe avancimin e përgatitjeve për këtë ngjarje ndërkombëtare.

Sipas tij, përgatitjet po vazhdojnë me ritmin dhe seriozitetin e nevojshëm, në mënyrë që vendi të jetë plotësisht i gatshëm për këtë organizim me rëndësi të veçantë sportive dhe ndërkombëtare.