Toronto vendos rekord historik në NBA, ‘shuan’ Orlandon
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Skuadra e Toronto Raptors ka hyrë në histori të NBA me një paraqitje spektakolare ndaj Orlando Magic, duke vendosur një rekord të ri me një seri të pabesueshme prej 31-0.
Gjithçka ndodhi gjatë periudhës së parë dhe fillimit të së dytës, ku Raptors dominuan plotësisht ndeshjen. Skuadra kanadeze realizoi një seri prej 31 pikësh radhazi, pa pësuar asnjë, një statistikë që nuk ishte regjistruar më parë që nga sezoni 1997-98, kur nisën të mbahen të dhëna të detajuara “play-by-play”.
Seria historike nisi në 5:30 minutat e fundit të çerekut të parë dhe përfundoi 9:42 para fundit të pjesës së dytë. Gjatë kësaj kohe, Raptors ishin të pandalshëm në sulm, ndërsa Magic dështuan në çdo përpjekje për të shënuar.
Dominimi i vendasve u reflektua edhe në rezultatin përfundimtar, me Toronton që triumfoi bindshëm 139-87, duke lënë kundërshtarin plot 56 pikë pas.
Kjo fitore jo vetëm që thekson formën e jashtëzakonshme të Raptors, por edhe vendos një standard të ri në historinë moderne të NBA-së.























