Konflikti në Lindjen e Mesme përshkallëzohet
BKT
Rajoni dhe Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme përshkallëzohet

Dardan Ramabaja / RTK

Ushtria izraelite tha të hënën se Irani nisi valë të shumta raketash drejt Izraelit, dhe një sulm ishte nisur gjithashtu nga Jemeni vetëm për herë të dytë që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael.

Ajo tha se dy dronë nga Jemeni u kapën herët të hënën, por nuk dha detaje të mëtejshme. Milicia Huthi e Jemenit e mbështetur nga Irani hyri në luftë të shtunën, duke lëshuar raketa drejt Izraelit, e duke përshkallëzuar konfliktin që ka përfshirë Lindjen e Mesme.

 Ushtria izraelite tha gjithashtu se Forcat Ajrore po kryenin sulme ndaj Teheranit të hënën, duke synuar atë që e përshkroi si infrastrukturë ushtarake.

Ndërkohë presidenti Donald Trump ka thënë se mund të "marrë naftën në Iran" dhe ndoshta të pushtojë qendrën e tij kryesore të karburantit, Ishullin Kharg.

Komentet e tij vijnë ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se trupat po përgatiten për operacione të mundshme tokësore - por Trump shton se një marrëveshje paqeje mund të arrihet "mjaft shpejt".

Gjatë natës, presidenti amerikan tha se SHBA-të goditën "shumë objektiva të kërkuara prej kohësh" në Iran të dielën.

Më parë, kryetari i parlamentit të Iranit tha se forcat po "prisnin" trupat tokësore amerikane në mënyrë që ata të mund të "hedhin zjarr mbi ta".

Sulmet e fundit erdhën një ditë pasi Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të dhe Irani ishin takuar "drejtpërdrejt dhe tërthorazi" dhe se udhëheqësit e rinj të Iranit kanë qenë "shumë të arsyeshëm", ndërsa më shumë trupa amerikane arritën në rajon.

Pakistani, i cili po vepron si ndërmjetës midis Teheranit dhe Uashingtonit, tha se po përgatitej të organizonte "bisedime kuptimplote" në ditët në vijim që synojnë t'i japin fund luftës njëmujore me Iranin. Nuk ishte e qartë nëse SHBA-të dhe Irani kishin rënë dakord të merrnin pjesë.

Ndërkohë, çmimi i naftës rritet në më shumë se 115 dollarë për fuqi, dhe ka një paralajmërim tjetër se çmimet e ushqimeve do të rriten ndërsa eksportimi i plehrave bëhet më i vështirë.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota